
Te gjithe personat te cilet jane pronare te nje banese apo lokali, duhet te kontribuojne cdo muaj per mirembajtjen e ambjenteve te perbashketa.
Te rregulluara deri tani mbi bazen e marreveshjeve mes komunitetit, mirembajtja e mjediseve te perbashketa tani do te rregullohet me ligj.
Projekti i paraqitur ne komisionin e ligjeve parashikon se ata qe nuk paguajne tarifen brenda dates se caktuar duhet te paguajne nje kamate qe eshte 10% e tarifes.
Projektligji parashikon pushtetin vendor si institucioni qe do te ndjeke zbatimin e tij. “Ligji eshte parashikuar si mase dhe lidhet me ata bashkepronare qe nuk paguajne per mirembajtjen e bashkepronesise”, ka deklaruar Doris Andoni.
Pushteti vendor ka te drejte te vendose gjoba ndaj administratoreve te ndertesave me nje vlere nga 10 deri ne 15 mije leke, nese nuk kane plotesuar kushtet higjenosanitare apo nuk jane marre masat per mbrojtjen kunder zjarrit.
Nese administratori nuk merr masa edhe gjate muajit te ardhshem, gjoba shtohet me 20 %. Ne kete projektligj eshte saktesuar se edhe nese ceshtja shkon ne gjyq, gjoba nuk pezullohet.
Top Channel