
Ne diten e fundit te qendrimit ne Katar, kryeministri Sali Berisha beson se ia ka dale mbane te terheqe vemendjen dhe interesin e autoriteteve te Katarit per t’u perfshire ne nje nga projektet me te medha te Shqiperise per prodhimin e energjise.
Behet fjale per projektin e rigazifikimit ne Seman, me vlere 2.5 miliarde euro, ku Katari mund te perfshihet drejtpersedrejti ne investim ose ne furnizimin me gaz te lengshem, per eksportin e te cilit Katari mban vendin e pare ne bote.
Nderkohe, shtypi ne Doha publikoi edhe mundesine e marrjes se nje kredie nga Shqiperia per ndertimin e infrastruktures se vendit.
“Autoritetet e ketij vendi treguan interes real per projektin e Semanit, qe eshte nje nga projektet me te medha ne rajon per rigazifikimin dhe prodhimin e energjise. Per kete kerkuam qe te vijne ketu dhe ministri i Naftes dhe i Gazit, per te diskutuar kryesisht lidhur me projektin”, ka deklaruar Berisha.
Persa i perket Kosoves, kryeministri thote se eshte vetem ceshtje kohe qe Katari te marre vendimin per njohjen e Kosoves si shtet i pavarur, nje veprim qe konsiderohet si inkurajim per njohjen e pavaresise edhe nga vende te tjera te Konferences Islamike.
Top Channel