
Drejtues te G99 vizituan dy familje te prekura nga tragjedia e Gerdecit. Ne familjen Murati, viktima eshte Regina, nje vajze e vogel, qe tani eshte ne klasen e dyte te shkolles fillore.
Ate dite, bashke me gjyshen dhe dy motrat e veta, ato dolen nga shtepia per t’iu larguar sa me shume rrezes se shperthimit. Por per fat te keq, shperthimi i fundit i madh i zuri rruges, duke i marre asaj krahun e djathte. Gjyshja dhe motrat shpetuan.
Gjate kesaj kohe Regina ka mesuar te shkruaje me doren e majte. Familja Murati e ka rindertuar shtepine pertej kodres, perballe me Voren. Femijet nuk donin te rronin me ne te njejtin vend.
Ne familjen Memoçi, Dritani i ka te dy kembet e thyera. Ai ishte inspektori i rendit per zonen dhe u zu nen shperthim duke shpetuar te tjeret. Dritani ka bere 6 operacione ne Greqi dhe ne Itali, ku i kane marre kocke per mbushje nga pjese te tjera te trupit.
Nje vit me pas ai vazhdon te qendroje i gozhduar ne shtrat. Pas nje thirrjeje publike per ndihme ne nje televizion privat, Dritani thote se e hoqen nga lista e demshperblimeve te posacme qe do te shperndaheshin nga donacionet.
Per Erion Veliajn, Regina dhe Dritani jane heronj per kurajon qe kane treguar. “Per dinjitetin e ketyre njerezve dhe per dinjitetin tone eshte e rendesishme qe me 15 mars te jemi ne Gerdec per te bere homazhe per viktimat dhe me pas te vijojme me manifestimin”, eshte shprehur Veliaj.
Lideri i G99 ka hedhur shigjeta ndaj kreut te LSI, Ilir Meta, duke e akuzuar ate se me protesten e 15 marsit ka vendosur te dale ne mbrojtje te kryeministrit.
“Meta, ministri i 15-te i qeverise, me truprojat e veta do te dale para Kryeministrise ku ne kishim thene prej kohesh se do te dilnim, por ne nuk do te bejme incidente. Nuk presim gje nga Ilir Meta, por koalicioni qytetar duhet te jete me i rendesishem se koalicioni i kryeministrave dhe ish-kryeministrave”, ka pohuar Veliaj.
Top Channel