
Pas firmosjes se marreveshjes per blerjen e Operatorit te Shperndarjes se Energjise, pronari i ri, kompania ceke “Cez”, deklaron se objektivi i saj kryesor do te jete furnizimi i konsumatoreve me energji pa nderprerje.
“Ne jemi gati te fillojme modernizimin e rrjetit elektrik dhe sektorin energjitik te Shqiperise per t’i garantuar konsumatoreve shqiptare energji te panderprere elektrike. Ky eshte objektivi yne kryesor. Por me duhet te shtoj se ceshtja e furnizimit me energji eshte nje problem rajonal dhe do te zgjidhet perfundimisht vetem atehere kur rajoni te kete krijuar infrastrukturen e nevojshme dhe ndertimin e linjave qe mundesojne shkembimet e lira te energjise mes vendeve”, ka deklaruar perfaqesuesi i “Cez”, Shmalz.
Sistemi i Shperndarjes se Energjise ne Shqiperi konsiderohet si nje nga me problematiket ne Europe.
“Ne jemi te ndergjegjshem dhe e dime qe ecuria e sektorit te energjise ne Shqiperi eshte nder me te varferat ne Europe. Por ne presim nje disipline te caktuar ne te ardhmen nga konsumatoret por edhe nga autoritetet, te cilat duhet t’u permbahen rregullave dhe te zbatojne ligjin. Ne do te bejme investime te konsiderueshme per te permiresuar rrjetin, qe arrijne ne disa qindra milione euro gjate viteve te ardhshme. Sigurisht, ketej e tutje marredheniet me konsumatoret do te jene ndryshe. Ne do te investojme dhe presim qe te paguhemi per kete”, ka shtuar Shmalz.
Top Channel