
Ecuria negative e Valencias ne kete sezon nuk ka ndryshuar mendimin e drejtuesve te shoqerise per trajnerin Unay Emeri.
39 pike ne 26 ndeshje, 24 pike me pak se kryesuesit e Barcelones si dhe eleminimi nga Kupa e Mbretit nuk i rrezojne pozitat e teknikut qe eshte konfirmuar edhe per sezonin e ardhshem. Kete gje e ka bere te ditur zv/presidenti Fernando Gomez nepermjet nje deklarate te publikuar ne faqen e internetit.
“Unai Emery mund te rrije i qete per vendin edhe gjate sezonit te ardhshem sepse ne besojme ne punen e tij. Skuadra duhet te marre persiper pergjegjesite e saj”, shprehet Gomez.
Nderkohe, numri 2 i shoqerise galiciane ka bere nje vizite surprize ne kampin stervitor te skuadres per t’u kerkuar lojtareve te luajne me karakter dhe per te fituar nje vend ne zonen Champions qe ndodhet 6 pike larg.
Top Channel