
Ne diten e dyte te testeve qe po zhvillohen ne Montmelo te Katalonjes, ferraristi Kimi Raikkonen ka qene me i shpejti, duke e ndalur kronometrin ne kohen 1:20:313.
Kohen e dyte me te shpejte e ka regjistruar japonezi i Toyota-s, Kazuki Nakajima, i ndjekur nga Brawn Gp me Rubens Barrichello dhe Toyota e Jarno Trulli-t. Ky eshte nje lajm i mire per skuderine nga Maranello edhe pse gjate oreve te pasdites Ferrari kishte serish probleme me sistemin Kers.
“Patem nje problem me sistemin e ftohjes te Kers dhe ndaluam. Deri ne ate moment po ecnim shume mire. Besoj se sapo te zgjidhim problemet e besueshmerise mund te themi se kami nje makine shume te mire ne dispozicion”, shprehet finlandezi.
Telashe edhe per skuderine Toro Rosso pasi Sebastien Bourdais zhvilloi vetem 14 xhiro per shkak te nje problemi me pjesen e perparme te makines STR4 qe u prezantua vetem diten e djeshme.
Top Channel