
Kryeministri spanjoll, Jose Luis Rodriguez Zapatero ka deklaruar se Spanja nuk ka ne plan per te ndryshuar qendrimin e saj ndaj Kosoves.
Qendrimin e vendit te tij, Zapatero e beri te ditur gjate nje konference per shtyp pas takimit me presidentin serb, Boris Tadic.
“Madridi vlereson se zgjidhja e ceshtjes se Kosoves duhet te behet ne respektim te se drejtes nderkombetare”, ka pohuar Zapatero.
Ai ka theksuar se mbeshtet qendrimin e Serbise ndaj Kosoves dhe i ka bere thirrje Beogradit qe te vazhdoje rrugen qe ka nisur.
Me tej, kryeministri ka shtuar se Spanja mbeshtet synimet e Serbise per t’u anetaresuar ne Bashkimin Evropian.
“Ne e shohim Serbine si nje kandidat potencial per ne Bashkimin Evropian”, ka shtuar kreu i qeverise spanjolle.
Top Channel