
Toro Rosso ka prezantuar makinen e re STR 4 me te cilen do te garoje ne boterorin 2009 te Formula 1.
Ka qene nje nga suprizat pozitive te sezonit te kaluar, me suksesin e Vettel ne Monza dhe disa gara te tjera te pelqyeshme dhe kete vit do te kerkojne te ngjisin me lart ne klasifikim kete skuader me nje makine te projektuar nga Adrian Newey i Red Bull Technolgy dhe me motor Ferrari.
“Sezoni 2008 ishte nje prezantim i mire i yni ne piste duke iu pergjigjur synimeve tona”, ka deklaruar bosi i skuadres italiane, Franz Tost. “Do te jete e veshtire qe te qendrojme ne te njejtin nivel kete vit. Objektivi yne eshte te perfundojme cdo gare, ndersa rezultati perfundimtar varet edhe nga skuadrat e tjera”, ka perfunduar Tost.
Vendin e gjermanit Sebastian Vettel, fituesit te cmimit te madh te Italise, i cili u transferua tek Red Bull, e mori Sebastien Buemi, nderkohe qe piloti kryesor do te jete ai me me shume eksperience, Sebastian Bourdais. Makina e re ka zbritur ne piste javen e kaluar ne cirkuitin e Adrias, por ne 4 ditet e ardhshme do te beje testet perfundimtare ne Spanje.
Top Channel