
Olimpiku i Marsejës nuk mundi të shkonte më tej se një barazim 0-0 ndaj Valencienes, ndërsa në fund të takimit kapiteni shqiptar i saj, Lorik Cana, u shpreh i lodhur në lidhje me takimin, por i kënaqur me rikthimin e tij në fushë.
Ai mundi të luajë përsëri pa dhimbje pas dy muajve larg fushës, për shkak të dëmtimit në gjurin e djathtë. Tani ai është i gatshëm të marrë udhëheqjen e skuadrës.
“Ndjehem mirë përsëri, jam rikthyer në formë”, rrëfen kosovari për “L’Equipe”. Por nuk mund të lërë pa prekur faktin se Marseja has shumë vështirësi në ndeshjet në shtëpi. Ai analizon defektet dhe cilëson sulmin, si repartin që nuk po bën detyrën: “Ekipi është duke përmirësuar lojën e tij, por po na mungojnë golat. Pozicioni ynë në klasifikim nuk është i keq, por kemi humbur shumë mundësi për t’u ngjitur në renditje. Nëse duam të synojmë majën e tabelës, duhet patjetër të ndryshojmë diçka në ndeshjet në shtëpi, ku po hasim shumë vështirësi”.
Top Channel