Afganistani, Irani-SHBA: Gati te bashkepunojme

07/03/2009 16:05

Irani e ka marre ne konsiderate propozimin amerikan per nje konference nderkombetare mbi Afganistanin.

Lajmin e ka bere te ditur nje zedhenes i qeverise iraniane, sipas te cilit Teherani eshte gati t’i ofroje ndihme vendit fqinj.

Megjithate, ka theksuar zedhenesi, nga Shtetet e Bashkuara nuk ka mberritur ende nje ftese zyrtare.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton deklaroi dy dite me pare se Obama ka ndermend ta ftoje Iranin ne nje konference per Afganistanin qe mund te mbahet ne fund te muajit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta