
Per here të parë në Milanin e Berluskonit kanë filluar të diskutohen cështjet financiare, kjo si pasojë edhe e krizës.
Paraqitjet e dobeta në kampionat dhe eliminimi nga kupa UEFA ka sjellë edhe kërkesën e presidentit për një ulje të pagave me 30%. Nga ana e tij zevendespresidenti Adriano Galiani po tenton që të mbajë një ambient pozitiv në skuadrën kuqezi duke mos hequr dorë nga objektivi që kanë për vendin e tretë, por sigurisht lajmi që tashmë i ka shkuar lojtarëve dhe menaxherëve të tyre nuk është optimist.
Milani mban vendin e parë bashkë me Interin kur diskutohen pagat, të dyja skuadrat e Milanos paguajnë 120 milion euro në vit, ndërkohë Juventusi renditet i treti me 115 milion euro.
Vendimi për uljen e pagave do të detyrojë disa lojtarë të heqin dorë nga rrogat e larta sic është shembulli i portierit Nelson Dida qe aktualisht merr 4 milion euro në vit. Nëse nuk heqin dorë ai dhe disa lojtarë të tjerë, atëherë do të dalin në shitje nga klubi.
Top Channel