Misioni vezhgues i ODIHR-it ka hedhur kritikat e para ndaj politikes maqedonase, e cila ndodhet ne fushate elektorale per zgjedhjet lokale dhe presidenciale.

“Kemi disa raportime per frikesim, gje qe perben nje problem serioz nese ndodh diten e zgjedhjeve. Shpresojme qe kandidatet dhe partite te sillen me seriozitet gjate fushates”, ka deklaruar shefi i vezhguesve.

Ai ka theksuar se ODIHR po ndjek me vemendje situaten dhe duke e vene theksin tek zgjedhjet e kaluara parlamentare, ka nenvizuar faktin se askush nuk eshte denuar per aktet e dhunes.

Top Channel