SHBA do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në me pajisje ushtarake
Bashkesia islame ne Kosove vendosi te mos mbaje qendrim ndeshkimor ndaj imamit Shefqet Krasniqi, pas deklaratave te tij fyese ndaj Nene Terezes.
Ne nje deklarate per Top Channel, zevendeskryetari i kesaj bashkesia tha se konsideron se deklarata e disa diteve me pare e bere nga ky institucion eshte e mjaftueshme.
Imami Shefqet Krasniqi ka fyer rende humanisten shqiptare Gonxhe Bojaxhi ne nje nga predikimit e tij fetare, duke marre persiper te percaktoje edhe adresen e saj ne boten e pertejme. Fahrush Rexhepi tha se pohimi i imamit ishte i rende, por vleresimet e bera nga bashkesia islame kane qene te mjaftueshme. Deklarata e imamit eshte cilesuar si skandaloze nga shtypi i perditshem ne Kosove.
Vete imami i cili predikon ne xhamine e madhe ne Prishtine ka vendosur te shkepuse kontaktet me mediat prej disa ditesh. Ai eshte justifikuar se keto deklarata i ka bere para kater apo pese vitesh dhe ka thene se eshte penduar.
Nga ana tjeter Bashkesia islame ne Kosove ka rregullat e saj se kur mund te ndermarre masa ndeshkimore ndaj nje predikuesi te fese myslimane. Sipas Rexhepit, ndaj nje imami qe nuk kryen obligimet ne vendin e punes, nuk sillet me pergjegjesi sipas parimeve te islamit dhe ben gabime, mund te merren masa, deri ne perjashtimin nga puna.
Ne librin e rregullave te bashkesise islame nuk bejne pjese edhe vlerat kombetare, apo figurat kombetare si Nene Tereza. Nene Terezen sic e njeh e gjithe bota bashkesia islame e Kosoves e permend vetem ne emrin e saj te vertete Gonxhe Bojaxhi.
Arsyet lidhen mes nje rivalitet te heshtur qe ekziston mes perfaqesuesve te dy komuniteteve fetare ne Kosove, atij mysliman dhe katolik.
Top Channel