
Incidentet e shemtuara ne fundjave ne futbollin shqiptar ku u be protagoniste dhuna, i jane pergjigjur ne te anetaret e komisonit te disiplines.
Dora e hekurt e organeve ndeshkuese te FSHF-se kane vendosur perjashtimin nga futbolli te skuadrave te Butrintit dhe Terbunit per dy vjet.
Denimi i klubeve ka ardhur per mosmarrjen e masave organizative ne ndeshjet e radhes, ku arbitrat dhe futbollistet miq rrezikuan jeten. Pervec denimit per perjashtimin, dy klubet ne fjale jane gjobitur edhe me nga 5 milione leke per dhunen e pashembullt.
Denim ekstrem u dha edhe per disa futbolliste te Butrintit, te cilet dhunuan futbollistet miq ne Sarande. Nga 6 vjet perjashtim u vendos per Edison Merjo, Viktor Lushaj, Simon Batha, Anteo Gurma dhe Dhiogjen Muça.
Top Channel