Nje incident i rende pritet te perkeqesoje edhe me marredheniet e tensionuara mes Greqise dhe Maqedonise.

Nje grup turistesh greke jane sulmuar ne qytetin e Ohrit, duke detyruar Ministrine e Jashtme greke te keshilloje shtetasit greke te evitojne Maqedonine.
 
Mbi 200 turiste u dhunuan nga 30 qytetare maqedonas dhe sikur te mos kishte nderhyre policia, pasojat mund te ishin shume te renda.

Kontrollet doganore ne kufi vazhdojne te jene te rrepta per automjetet qe hyjne nga Greqia dhe nese shtetasit greke kane me shume se dy mije euro me vete, rrezikojne te marrin gjoba.

Ministria e jashtme greke kerkon ndeshkimin e autoreve te aktit te fundit, nderkohe qe ceshtja mund te sjelle probleme te renda.

Top Channel