Shqiperia, «Po» formale NATO-s

03/03/2009 17:45

Ne unanimitet te plote Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektligjin nepermjet te cilit Shqiperia pranon te behet pjese e traktatit te Atlantikut te Veriut ose thene ndryshe pranon te behet anetare e NATO-s.

Ministria e Jashtme pret qe te gjitha procedurat formale te mbyllen brenda pak ditesh, ne menyre qe Shqiperia te cilesohet vend me te drejta te plota ne NATO-s.

Por, pergatitja e procedurave te fundit ligjore nga kuvendi i Shqiperise per anetaresimin e vendit ne NATO ka shmnagur kete here nje ndryshim eventual te kushtetutes. Ne nenin 12 te saj Kushtetuta i jep te drejte kuvendit te lejoje kalimin e forcave te huaja ushtarake ne territorin e Shqiperise.

Por, ekspertet kane gjetur si zgjidhje qe, me ligjin e miratuar ne unanimitet, kuvendi t’ia delegoje kete te drejte Keshillit te Ministrave, pa qene e nevojshme te ndryshohet Kushtetuta dhe per t’i dhene siguri aleateve ne permbushjen e menjehershme te detyrimeve qe rrjedhin nga traktati i Washingtonit.

Pas miratimit ne Komisionin e Ligjeve, Shqiperia pret qe te gjitha vendet anetare te dorezojne ne Washington instrumentat e ratifikimit. Pas kesaj Departamenti i Shtetit njofton sekretarin e pergjithshem te NATO-s dhe ne fund parlamenti i Shqiperise miraton ligjin, bashke me paketen e kaluar me unanimet ne Komisionin e Ligjeve. Nga ai moment, qe pritet te ndodhe ne dhjetediteshin e fundit te marsit Shqiperia eshte de jure anetare me te drejta te plota ne aleancen e Atlantikut te Veriut dhe do t’i duhet te kontribuoje ne buxhetin e aleances me 742 mije e 127 euro.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta