
Ne Maqedoni, Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar BDI-ne se nuk po respekton marreveshjen per zhvillimin e nje fushate zgjedhore pa flamuj dhe materiale propagandistike.
“Dje, i gjithe opinioni publik ishte deshmitar se rruget dhe vendet publike te Gostivarit ishin mbushur me material propagandistik te BDI-se. Kjo parti nuk po respekton marreveshjen e bere”, ka deklaruar zedhenesi i PDSH, Sheval Memishi.
Ai ka theksuar se, megjithate PDSH nuk befasohet nga ky veprim pasi BDI asnjehere nuk e ka mbajtur fjalen.
“Ne nuk jemi te befasuar me kete veprim te tyre. Edhe pse BDI ra dakord qe te mbeshtesim kete ide, ajo asnjehere nuk e ka mbajtur fjalen. Nga ana e saj, PDSH do te vazhdoje ta respektoje deri ne fund marreveshjen”, ka shtuar Memishi.
Top Channel