
Fitorja e Tiranes ndaj Milanit te madh ka kushtuar 1.7 milione euro. Eshte e perditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello sport” ajo qe ka publikuar shifrat zyrtare te derdhura ne arken e klubit te Berluskonit per ardhjen ne kryeqytetin shqiptar.
Ne shkrimin e kesaj gazete, ku publikohen te ardhurat edhe nga turnete e tjete shihet se miqesorja e Tiranes mban vendin e pare, pasi ka kontribuar me shume ne rritjen e te ardhurave te klubit italian, duke sfiduar edhe manjatet arabe te naftes, skocezet apo edhe gjermanet.
Mesa duket qellimi kryesor i drejtuesve te Milanit ne mungese te burimeve financiare qe mund te vinin prej Champions League, kete sezon eshte ekspozimi i lojtareve te saj ne turne miqesore per te mbledhur sa me shume para.
Te merkuren kuqezinjte do te luajne miqesoren e fundit te sezonit ne Katar, ku klubi do te perfitoje 1.5 milione euro, shifer kjo qe renditet e dyta pas asaj te Tiranes ne klasifikimin e te ardhurave.
Per miqesoren me Hamburgun e zhvilluar ne Dubai jane perfituar 500 mije euro, per ate me Hannoverin 600 mije dhe 800 mije ne miqesoren e Glasgou.
Top Channel