Superliga, Vllaznia shkaterrohet ne Durres

01/03/2009 16:45

Vllaznia ka humbur 4-0 ne Durres nga Teuta duke ndare ne kete menyre kreun e Superliges me Tiranen e cila ka barazuar pa gola me Lushnjen.

Golat per durrsaket jane shenuar nga Vila (26’), Mile (78’), Hysa (88’) dhe Ahmeti (90’).

Dinamo e Shkelqim Muces vijon serine e fitoreve duke mundur me nje rezultat te thelle 5-1 Bylisin. E para ne avantazh ka kaluar skuadra kryeqytetase me ane te Plakut ne minuten e 6-te te takimit, por ka qene Dalipi per skuadren e Ballshit qe ka barazuar ne 1-1 ne minuten e 42-te. Gezimi i barazimit ka zgjatur vetem ne 45 minutat e para, pasi ne pjesen e dyte Dinamo ka shenuar kater here me ane te Sefes (49’, 80’), Bakaj (50’) dhe Plaku (88’).

Me kete fitore i afrohet edhe me shume kreut vetem me tre pike diference nga dy skuadrat e vendit te pare. Shkumbini ka fituar 2-1 me Flamurtarin e Vlores pas dy golave te Deliovskit (61’, 76’), edhe pse te paret ne avantazh kane kaluar miqte me Galicen (42’).

Me te njejtin rezultat 2-1, ka fituar edhe Besa e Kavajes kunder Apolonise. Hadjibulic ka qene i pari qe ka shenuar per fieraket ne minuten e 76-te, por Nana ne minuten e 84-te dhe Fortuna ne te 86-en i kane dhene vendasve fitoren.

Elbasani ka humbur ne fushe te vete me Partizanin, pas golit te Beges ne minuten e 31-te te takimit.

Pas takimeve te javes se 22-te te Superliges ne krye te klasifikimit eshte Vllaznia dhe Tirana me nga 41 pike, te ndjekura nga Dinamo me 38 pike, Besa 31, Teuta 29, Elbasani 25, Flamurtari 25, Partizani 25, Apolonia 24, Bylisi 21 dhe Lushnja me 19 pike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA