Shkup, Ahmeti pret ish-presidentin Moisiu
27/02/2009 17:05
Kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti ka pritur sot ne nje takim ne Shkup ish-presidentin e Shqiperise, Alfred Moisiu, i cili po merr pjese ne Forumin e Nderkombetar te Lidereve.
Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, sipas te cilave gjate takimit Ahmeti e ka informuar ish-kreun shqiptar te shtetit me masat e partise se tij ne menyre qe zgjedhjet e marsit te zhvillohen ne nje klime te qete dhe demokratike.
Sipas burimeve, Ahmeti ka shprehur gjithashtu angazhimin e partise se tij per implementimin e plote te Marreveshjes se Ohrit.
Ndersa Moisiu nga ana e tij ka vleresuar zhvillimet e fundit ne rajon, ne vecanti perspektiven e Maqedonise dhe Shqiperise per anetaresimin ne NATO.
Top Channel