
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu e ka cilesuar si shume te rendesishme dhe historike viziten ne SHBA, ku u prit nga sekretarja e Shtetit Clinton dhe nenpresidenti Biden, pasi ka rikonfirmuar mbeshtetjen e SHBA ndaj Kosoves.
“Eshte nje vizite historike per Kosoven, sepse patem nderin e vecante qe te priteshim kjo administrate qe ka pak me shume se nje muaj qe ka marre detyren. Kjo vizite eshte e rendesishme pasi eshte konstatuar nje politike konstante e administratave amerikane ndaj Kosoves, te cilat kane mbeshtetur pavaresine”, ka pohuar Sejdiu ne nje interviste per VOA.
Kreu i shtetit kosovar ka nenvizuar gjithashtu se gjate takimeve, pervec mbeshtetjes se SHBA eshte folur edhe per sfidat qe Kosova ka perpara.
“Kosoves tani i duhet rimekembja ekonomike, zgjerimi i njohjeve per t’u anetaresuar ne institucionet nderkombetare dhe sigurimi i nje stabiliteti afatgjate”, ka nenvizuar Sejdiu.
Ai ka shtuar me tej se vizita ne Uashington ka qene edhe nje mase ndaj perpjekjeve te Serbise per te penguar njohjen e metejshme te pavaresise.
“Ishte nje mbeshtetje e fuqishme e SHBA qe nxit edhe vendet e tjera te njohin Kosoven dhe eshte nje triumf i mbeshtetjes nderkombetare ndaj perpjekjeve te Serbise per ta penguar pavaresine ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise”, ka deklaruar Sejdiu, duke shprehur bindjen e tij se, “edhe drejtesia nderkombetare dhe ajo njerezore do te jete perkrah atij qe ka te drejte”.
Top Channel