Raporti i DASH, partite shqiptare kritika Shkupit
27/02/2009 19:35
Raporti vjetor i te drejtave te njeriut i Departamentit amerikan te Shtetit adresonte kritika edhe per qeverine e Maqedonise.
Kritikat i perkasin trajtimit te pakicave, ku pjesa me e madhe lidhen me trajtimin e shqiptareve. Pikerisht kjo gje ka sjelle edhe reagimin e partive shqiptare ne Maqedoni.
“Qeveria e Shkupit duhet t’i shikoje me vemendje te gjitha verejtjet e Departamentit te Shtetit dhe te beje permiresime”, ka deklaruar deputeti i BDI, Tahir Hani.
Kritika ndaj qeverise ka hedhur edhe deputetja Roza Topuzovska. “Shkupi po merr gjithmone e me shume kritika negative. Nga ana tjeter, nuk po shohim nje permiresim te marredhenieve nderetnike”, ka pohuar ajo.
Top Channel