Serbi, vrasesi i Gjingjic, Legija, tenton arratisjen
26/02/2009 09:00
Autoritetet ne Serbi kane pezulluar 11 roje ne burgun e Beogradit, pas njoftimeve se nje nga vrasesit me te njohur te vendit po pergatiste nje plan per arratisje nga burgu.
Nje kopje arme u gjend ne qeline e Milorad Ulemek Legija, qe eshte duke kryer nje denim prej 40 vjetesh per vrasjen e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjic ne 2003 dhe te ish-presidentit serb, Ivan Stambolic ne vitin 2000. Legija ka qene lideri i Klanit famekeq te Zemunit.
Nje zyrtar i burgut tha se pamjet filmike te kamerave te survejimit nuk munden te tregonin se kush ia kishte dhene armen Ulemek dhe kur. Autoritetet thane se ai po planifikonte ta perdorte ate gjate nje transferimi per ne nje spital ushtarak.
Top Channel