
Ndonjëherë edhe mendimi i tifozëve, ose i një pjese të tyre, duhet të dëgjohet. Pikërisht këtë ka bërë UEFA, e cila ka takuar përfaqësuesit e tifozëve me presidentin Mishel Platini në Shtëpinë e Futbollit Evropian.
Francezi ka qenë promotor i dialogut, së bashku me sekretarin Devid Tejlor.
“Vumë re se kishim grupe të ndryshme përfaqësuesish në brendësi të futbollit, por asnjë nga tifozët.Vendosëm që të ndërhyjmë për të mbushur këtë boshllëk”, ka shpjeguar sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Devid Tejlor.
“Duam t’i përfshijmë edhe tifozët, jemi një organizatë si një qeveri ndërkombëtare, me interesa të njëjta për botën e futbollit, dhe ekziston një aleancë natyrale mes UEFA-s dhe tifozëve në shumë sektorë që i përkasin futbollit.UEFA është e vetëdijshme se futbolli pa tifozë nuk ekziston, dhe për më shumë për të mirën e futbollit është e rëndësishme të dëgjojmë mendimet e tyre”, perfundoi ai.
Top Channel