Nuri Seferi, debutim me licencën shqiptare

26/02/2009 08:35

“Tajsoni shqiptar” do të rikthehet në ring më 25 prill. Në Kirçberg të Zvicrës, Nuri Seferi do të debutojë me licencën e profesionistit të Federatës Shqiptare të Boksit.

Ashtu si ka ndodhur gjithmonë, në të njëjtën mbrëmje do të duelojë edhe vëllai i tij, Sefer Seferi. Ky i fundit pritet që të marrë pjesë edhe në turneun “Kosova Fight Night”, që zhvillohet më 18 prill në Prishtinë.

Emrat e kundërshtarëve të vëllezërve Seferi, të cilët do ta organizojnë vetë këtë spektakël, ende nuk përcaktuar dhe ata pritet të bëhen të ditur në ditët në vazhdim. Që prej fillimit të vitit 2009, “Tajsoni Shqiptar” ka punuar me një regjim të rregullt stërvitor dhe këtë e konfirmon trajneri i tij, Alfred Segerer, që në të kaluarën stërviste ish-kampionin e botës, Firat Asllan.

Segerer deklaroi: “Nuriu zotëron aftësi të jashtëzakonshme, por për shkak të ndihmës profesionale, deri më tani ai nuk ka arritur të tregojë të gjithë potencialin e tij në ring. Jam i bindur se ai është në gjendje të mposhtë cilindo kundërshtar dhe do ta tregojë këtë brenda një kohe shumë të shkurtër.

Top Channel