
Juventus e ka rritur shumë shifrën që ofron për blerjen e futbollistit brazilian të Verder Bremenit, Diego.
Menjëherë pasi klubi gjerman i Bundesligës 1, që ka në pronësi lojtarin në fjalë, ka refuzuar një ofertë të parë të bardhezinjve italianë (sipas të përditshmes prestigjioze gjermane, “Bild”), ka ardhur edhe një propozim i ri nga ana e drejtuesve të klubit të Juventusit: bëhet fjalë për një shumë prej 18 milionë eurosh në dorë, plus edhe një sërë përfitimesh të tjera në para, të cilat do të sanksionohen në kontratën që mund të nënshkruhet mes palëve.
E para do të varet nga arritja e mundshme e objektivave: fitorja në Champions League, titulli i Serisë A, Kupa e Italisë ose thjesht kualifikime në Champions. Zgjedhja e dytë konsiston në një përqindje të shumës së arkëtuar në një rast të mundshëm të shitjes së Diegos në një tjetër skuadër, ngaqë braziliani është vetëm 24 vjeç.
Top Channel