
Me 15 mars ne Shqiperi mberrijne vezhguesit e pare te ODIHR, te cilet do te monitorojne procecin e zgjedhjeve. (UPDATE)
Ambasadori i OSBE-se, Robet Bosch, tha se qeveria shqiptare eshte gati per zgjdhjet dhe ka kerkuar qe te kete sa me shume vezhgues.
“Qeveria eshte gati per zgjedhje dhe ka perseritur shume here se do te kete sa me shume vezhgues. ODIHR merret me monitorimin e zgjedhjeve dhe do te filloje me nje vleresim te nevojave, ndersa vezhguesit e pare vijne me 15-16 mars”, u shpreh Bosch.
Kreu i OSBE-se tha gjate nje takimi te organizuar nga Inspektoriati i Larte i Deklarimit te pasurive se korrupsion mund te kete kudo ne shoqeri apo ne institucion por detyra jone eshte ta parandalojme ate .
“Te gjithe nepunesit duhet te plotesojne formularet e deklarimit te pasurive ne menyre qe ta verifkojme ate. Ky eshte vetem nje hap i pare por duhet te merren dhe shume te tjere. Qeveria duhet t’i ndihmoje njerezit t’i plotesojne deklaratat e pasurise”, u shpreh Bosch.
Ne kete takim te organizuar nga Keshilli i Larte i Deklarimit te Pasurise dhe ku u shperndane certifikatat per te gjithe nepunesit e trajnuar ishin te pranishem ministrat e Shendetesise dhe Arsimit, si dhe perfaqesuesit te ALUIZNI-t.
Top Channel