Top Channel, ekrani me i balancuar

24/02/2009 17:50

Top Channel ka qene televizioni me i balancuar politikisht gjate vitit 2008. Keshilli Kombetar i Radios dhe Televizionit ka publikuar raportin vjetor te cilin kryetarja Mesila Doda e ka paraqitur ne komisionin e arsimit dhe medias ne Kuvend.

Sipas monitorimit, rezulton se Top Channel ka patur nje pasqyrim me korrekt te aktiviteteve politike te te gjitha kaheve ne krahasim me televizionet e tjera.

Ne tabelat perkatese rezulton se Top Channel ka pasqyruar kryeministrin Sali Berisha, qeverine dhe Partine Demokratike ne masen 33,9 per qind, ndersa Partine Socialiste 30,1 per qind.

Levizja Socialiste per Integrim 9,5 perqind, Partia Republikane 2,06 per qind dhe Social Demokratet 1,4 per qind. Nderkohe, televizionet e tjera kombetare dhe ai publik, sipas shifrave te KKRT, kane nje diference mes qeverise dhe opozites jo me te vogel se 25 per qind.

Persa i perket politikaneve, Top Channel ka pasqyruar kryeministrin Sali Berisha 15,03 per qind, kryetarin e PS dhe kreun e bashkise Edi Rama 18,5 per qind,  presidentin Bamir Topi 6,5 per qind dhe kryetaren e Kuvendit JozefinaTopalli 2 per qind.

Kryetarja Mesila Doda ka theksuar se problem per KKRT mbeten televizionet kabllore te cilat ne menyre te vazhdueshme shkelin te drejtat e autorit. Sipas Dodes, pavaresisht masave te ndermarra nga institucioni qe ajo drejton, gjykata ne te shumten e rasteve ka hedhur poshte ankimimin e KKRT.

Zonja Doda rreshtoi edhe nje sere projektesh te cilat do te realizohen nga Keshilli Kombetar i Radios dhe Televizionit per te cilat ka marre dhe do te asistohet edhe nga institucionet nderkombetare si OSBE.

Top Channel