Regjistri, austriaket: Ky eshte sistemi me modern

24/02/2009 15:10

Regjistri Kombetar i Gjendjes Civile zyrtarisht quhet ne funksion, pas prezantimit qe i eshte bere nga ministri i Brendshem, Bujar Nishani dhe ambasadori austriak ne Tirane, vendi i te cilit eshte edhe donatori kryesor i ketij procesi.

Ambasadori austriak ka siguruar se teknikisht ky regjister qe do zgjidhe shume konflikte ne zgjedhje

“Jam i kenaqur qe prezantoj Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile qe eshte me i sofistikuari dhe me moderni ne bote dhe qe ne arritem ta pershtasnim per Shqiperine. Jam shume i bindur qe teknikisht sipas specialisteve tane, sepse austriaket pergjigjen per pjesen teknike do t’i sherbeje per te zgjidhur konflikte ne zgjedhje”, u shpreh ambasadori austriak Klaus Derkovicz.

Ndersa ministri i Brendshem, Nishani tha fjalet e fundit per regjistrin e parregullt qe lame pas.

“Te dhenat ishin te regjistruara dhe ruheshin ne menyre te parregullt dhe plot gabime dhe nje burim i pasakte per te gjithe sherbimet”, u shpreh Nishani.

Top Channel