
Ministri i Transporteve Sokol Olldashi dhe homologu e tij kosovar Fatmir Limaj kane inspektuar punimet ne rrugen Durres-Kukes, arterien qe do te lidhe Shqiperine me Kosoven.
Sipas Olldashit, rruga ka perfunduar ne masen 75 per qind, ndersa per tunelin qe eshte pjesa me e veshtire e saj kane mbetur edhe vetem 600 metra.
Ministri kosovar, Limaj deklaroi se edhe Kosova ka ne plan qe te filloje ndertimin e pjeses kosovare te rruges, kostoja e te ciles vleresohet sipas tij ne 1 miliarde euro.
Te dy ministrat kane vizituar edhe portin e Shengjinit, i cili me perfundimin e rruges Durres-Kukes merr nje rol paresor dhe strategjik duke i ofruar Kosoves dalje ne det. Edhe pse per kete nuk ka ende nje projekt konkret, marreveshja politike mes dy paleve eshte arritur.
Top Channel