
Levizja Socialiste per Integrim ka kerkuar nga qeveria te sjelle ne kuvend menjehere nje plan emergjent per t’i bere balle krizes ekonomike qe sipas tij ka ardhur edhe ne Shqiperi.
Duke akuzuar qeverine si e paafte kreu i LSI-se, Ilir Meta theksoi se dyshja Berisha-Bode po riperserisin vitin 1996, ku per shkak te papergjeshmerise dhe mosmarrjes ne kohe te masave ndaj piramidave, shqiptaret humben shuma marramendese parash.
“Ne kerkojme ne menyre te vecante qe ky program te nxise kredidhenie per ato kompani qe eksportojne, si dhe lehtesia fiskale”, u shpreh Meta.
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim theksoi se kriza ekonomike po ndihet ne te gjithe sektoret e vendit, te cilet sipas Ilir Metes, po shkojne drejt rrenimit.
“700 nga 2500 kompani nuk kane bere asnje lek xhiro, nderkohe qe listat e bukes ngjajne si lista zgjedhore”, u shpreh Meta.
Sipas tij, as demagogjia dhe as mashtrimet e qeverise nuk mund te fshehin kete krize e cila rrezikon sipas tij te varferoje me shume se kurre jo vetem bizneset por edhe ekonomite familjare te shqiptareve.
Top Channel