
Perplasja mes Ministrise se Kultures, “Albafilm” dhe universitetit privat “Marubi” ka regjistruar nje tjeter incident te marten paradite me shoqerimin ne komisariat te rektorit te universitetit Kujtim Cashku dhe 5 studenteve. (UPDATE)
Sipas vendimit te Keshillit te Ministrave Akademia e filmit “Marubi” duhej te lironte ambientet qe mesditen e se shtunes, pasi ka zene nje hapesire shume me te madhe nga c’e parashikonte kontrata e bere ne vitin 2005.
Pas refuzimit disa ditor per lirimin e ambienteve kane nderhyre forcate rendit te cilet kane shqoeruar drejtuesin e universitetit, sipas tyre pasi ka kundershtuar me force zbatimin e ligjit. Ne lidhje me kete ceshtje ka reaguar ne nje konference per shtyp Ministri i Kultures, Ylli Pango.
Paraditen e se martes kane reaguar edhe nje grup deputetesh te cilet jane takuar me te shoqeruarit ne komisariat dhe kerkojne zgjidhjen e ketij konflikti, mes paleve ne dialog dhe ne zbatim te ligjit.
Top Channel