Topi pret delegacionin ministror kosovar

23/02/2009 18:35

Presidenti i Republikes, Bamir Topi priti sot ne mjediset e Pallatit te Brigadave ministrat e kabinetit qeveritar te Kosoves, Fatmir Limaj, minister i Transportit dhe i Poste-Telekomunikacionit, Ahmet Shala, minister i Ekonomise dhe i Financave, Lutfi Zharku, minister i Tregtise dhe Industrise dhe Sadri Ferati, minister i Administrimit te Pushtetit Lokal.

Gjate bisedes, Presidenti dhe ministrat e Kosoves u ndalen ne disa aspekteve te rendesishme per zhvillimin e marredhenieve mes dy vendeve tona, mes te cilave rruga Durres-Kukes-Morine, nje arterie kyçe ne ecurine e metejshme te bashkepunimit mes dy vendeve dhe realizimin e projekteve te rendesishme te perbashketa ekonomike.

Gjithashtu ne kete takim, bashkebiseduesit kujtuan dhe nje here momentet me te rendesishme te vizites se Presidentit Topi ne Kosove ne janar te ketij viti, e cila u vleresua edhe nje here nga ministrat e pranishem ne takimin me Kryetarin e Shtetit shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB