Rama: Do te zbusim kontrastet e zhvillimit

23/02/2009 16:10

Kryetari i opozites Edi Rama leshoi thirrjen per ndryshim perballe te rinjve ne Peshkopi, ne turin e tij te takimeve me vullnetaret qe kete radhe u ndal ne kete qytet.

Duke iu bere thirrje te rinjve te behen lajmetare te domsdoshmerise se ketij ndryshimi, zoti Rama preku nje nga plaget e shoqerise shqiptare analfabetizmin, qe sipas tij po merr permasa shqetesuese ne zona te thella te vendit ne veri apo jug.

“Nuk mund te kete nje Shqiperi qe shkon ne shkolle dhe nje tjeter analfabete. Politikanet e politikes se vjeter po perhapin analfabetizmin. Qeveria jone do te jete e para qe do t’i trajtoje femijet e gjithe vendit, si te barabarte”, u shpreh Rama.

Shefi i socialisteve nenvizoi ne kete fushate parazgjedhore se ne zgjedhjet e 28 qershorit nuk do fitojne kryetaret, po bashkimi i ri i qytetareve.

“Nuk na duhet nje bashkim kryetaresh qe mendojne vetem per te ndare postet dhe harrojne te zgjidhin hallet”, u shpreh Rama.

Kreu socialiste po prek ne cdo takim parazgjedhur ne turin e tij me rrjetin e vullnetareve probleme qe sipas opozites, ende nuk kane marre zgjidhje sic jane ato ne fshat, apo arsimi dhe punesimi dhe nuk ka ngurruar te premtoje se nese socialistet vijne ne pushtet me 28 qershor qeveria e re nuk do te zvarrise ne kohe, zgjidhjen e ketyre problemeve te trasheguara, nga nje qeveri ne tjetren.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta