Ngjela: Asnje koalicion me Berishen

23/02/2009 22:25

Kryetari i “Ligj dhe drejtesi”, Spartak Ngjela ka deklaruar se partia e tij nuk do te beje asnje koalicion me kryeministrin Sali Berisha.

Ai deklaroi ne “Shqip” se kjo eshte edhe pika ndarese mes tij dhe dy partive te tjera te koalicionit “Poli i lirise”.

“Partia ‘Ligj dhe drejtesi’ e konsideron Berishen fatkeqesi kombetare. Ne nuk bejme koalicion me asnje nga partite aktuale”, eshte shprehur Ngjela.

“Kjo eshte edhe pika ndarese me partite e tjera te ‘Polit te lirise’… dhe koalicioni nuk eshte formuar ende”, theksoi ai.

Kryetari i PDK-se, Nard Ndoka e ka justifikuar koalicionin me kryeministrin Berisha me mungesen e informacionit qe ai ka pasur per kreun e qeverise, te cilin e konsideroi si nje komunist.

“Kemi bere koalicion me Berishen pa e njohur dhe me informacion fare minimal. Por rezultoi se ai ishte nje komunist”, tha Ndoka.

Te ftuarit ne emision jane vene ne veshtiresi nga pyetja e gazetareve te ftuar ne “Shqip” ne lidhje me numrin e madh te partive politike qe Ngjela, Ndoka dhe Shehi kane nderuar gjate 18 viteve te tyre ne politiken shqiptare.

“E rendesishme per ne eshte se nuk kemi qene anetare te Partise Komuniste”, eshte pergjigjur Ndoka.

Ndersa per Ngjelen eshte e rendesishme “qendrimi konstant” qe ai ka mbajtur “gjate te gjithe ketyre viteve ne politike”.

Top Channel