
Kuvendi ka miratuar vetem me votat e shumices nje projektligj per licencat dhe lejet, i cili i le hapesire shoqerive private qe te prodhojne dhe demontojne arme dhe artikuj te tjere luftarake, te cilat deri tani kane qene ekskluzivitet i Ministrise se Mbrojtjes.
“Eshte e pakuptimshme qe ky Parlament te aprovoje nje ligj qe autorizon nje kompani private te prodhoje arme ne Shqiperi”, eshte shprehur deputeti i PS-se, Taulant Balla.
Ndersa ministri i Ekonomise, Genc Ruli ka theksuar se “keto aktivitete mund te zhvillohen fare mire nga subjekte private duke u mbeshtetur edhe nga modelet e huaja”.
“Keto duhet te lincencohen dhe nuk do te jene te palicencuara”, tha ai.
Opozita ka qene e vendosur kunder ligjit dhe ka paralajmeruar se nese neni qe u jep te drejten privateve te prodhojne arme nuk do te ndryshohet, do te rrezikohet siguria e qytetareve.
“Ne nuk duhet te miratojme nje projektligj qe kercenojne sigurine kombetare. Mos ndoshta nje aktivitet i tille do te behet ne nje lagje te Tiranes? Pas ngjarjes se rende qe ndodhi ne Gerdec, kjo do perseritet edhe ne Tirane”, eshte shprehur Balla.
Paralelisht me kete ligj, Kuvendi ka miratuar edhe dy kontratat e shumedebatuara te koncesioneve.
Ate qe i jep nje kompanie private 1 mije hektare toke ne zonen e Kavajes per 99 vjet ate per ndertimin e 3 hidrocentraleve ne kaskaden e Devollit.
Opozita ka votuar kunder per te dyja kontratat pasi me pare i kishte denoncuar ato si te dyshimta dhe ne shkelje me ligjin shqiptar te koncesioneve.
Top Channel