
Zevendeskryetari i Keshillit Bashkiak, Petraq Simo, e konsideron te paprecedent vendimin e prefektit te Tiranes, Ruzhdi Keci per kthimin per rishikim te projektbuxhetit te bashkise se Tiranes.
Sipas Simos prefekti i Tiranes ka kapercyer kompetencat qe i njeh ligji, nuk ngre argumenta ligjore dhe si rezultat rekomandimi i tij per rishikimin e vendimit te shumices ne Keshill Bashkiak nuk do te merret parasysh.
“Per mua kjo ceshtje duhet te quhet e mbyllur, pasi me votat e shumices dhe ne baze te Kushtetutes, ligji na jep te drejte. Buxheti ka hyre ne fuqi 10 dite pas miratimit “, u shpreh Simo.
Sipas zevendeskryetarit, buxheti i bashkise se Tiranes per vitin 2009 eshte miratuar nga shumica e keshilltareve.
Nese prefekti i Tiranes nuk do te ankimoje ne gjykate vendimin e Keshillit Bashkiak atehere buxheti i Tiranes hyn ne fuqi 10 dite pas miratimit te tij.
Top Channel