Bogdani, 20 minuta në humbjen e pafat

23/02/2009 11:00

Kritikat e bëra nga shtypi vendas një javë më parë në drejtim të trajnerit të Kievos, Mimo Di Karlo, për sa i përket mosaktivizimit të Erjon Bogdanit, kanë sjellë ndryshime edhe pse në përmasa të vogla.

Tekniku i veronezëve i ka besuar sulmuesit shqiptar vetë 16 minutat e fundit në një humbje të pafat, si ajo e djeshmja (2-1) në shtëpinë e Fiorentinës.

Ndeshja nisi shumë mirë për Kievon, e cila ishte në avantazhin e 1 goli pas vetëm 13 minutash. I ka rezistuar Fiorentinës deri në minutën e 74, kur violët kanë mundur të gjejnë golin e barazimit me anë të Xhilardinos.

Menjëherë më pas në fushë ka hyrë si zëvendësues Bogdani, i cili, me gjithë përpjekjet e tij, nuk ka mundur ta ndihmojë skuadrën, që do të pësonte golin e 2-1 pikërisht në minutën e 4-t të shtesës. Tashmë Kiveo vazhdon të mbetet në zonën e ftohtë të tabelës së Seria

Top Channel