
Perfaqesuesi i partise Ligj dhe Drejtesi, Gilman Bakalli e ka cilesuar si te semurur vendin qe nga viti 1994.
“Nuk behet fjale per nje krize por per nje semundje te gjate qe ka filluar qe ne ’94-en dhe po na ndjek edhe sot e kesaj dite. Shoqeria shqiptare sot gjendet ne kurthin e padrejtesive te se kaluares qe shfaqen me force te ndryshme dhe ne momente te ndryshme”, thekson Bakalli.
Ne vijim te bisedes ne emisionin “Shqip”, ish deputeti demokrat nenvizon se, partia Ligj dhe Drejtesi i kundervihet sundimit te padrejtesive ne fusha te ndryshme te jetes.
“Ne qender te programit kemi ish te perndjekurit qe jane keqperdorur ne disa reforma. Po mbahen pezull edhe ish pronaret. Minimalja qe mund te beje nje shtet i djathte eshte qe ish pronaret t’i kompansoje me cmimet e tregut. Te gjitha keto shtresa i shikojme si mbeshtetes potenciale”, deklaron Bakalli. Ai pohoi gjithashtu se partia eshte e hapur per prurje te reja qe bazohen mbi konceptin politik te se djathtes.
Top Channel