Pistorius peson aksident
22/02/2009 16:40
Kampioni paraolimpik, Oskar Pistorius mbeti i plagosur pas nje aksidenti ne bark dhe i eshte nenshtruar terapise intensive ne nje spital te Johanesburgut.
Lajmi i publikuar nga nje media vendase thekson gjithashtu se atleti Pistorius i cili garon me proteza karbonike ne kembe do te nenshtrohet shume shpejt nje nderhyrjeje kirurgjikale.
Mediat raportuan se aksidenti nga i cili mbeti i plagosur atleti, ndodhi mbremjen e te shtunes, por nuk dihen ende shkaqet.
Vitin e kaluar Oskar Pistorius fitoi edhe duelin me federaten nderkombetare te atletikes per te provuar kualifikimin per ne olimpiaden Pekin 2008.
Atleti afrikano-jugor eshte fituesi i tre medjave te arta ne lojrat paraolimpike.
Top Channel