Superliga, Tirana barazon, rrezikon kryesimin

21/02/2009 19:30

Tirana nuk ka shkuar me shume se nje barazim 0-0 me Elbasanin ne stadiumin “Selman Stermasi”. Me gjithe rastet e shtumta te krijuara, ka qene thuajse e pamundur per kryeqytetasit qe te kalonin ne avantazh.

Nderkohe, skuadra e Faruk Sejdinit ka qene e zbehte dhe me shume eshte menduar per te marre nje pike ndaj Tiranes.

Ne fundin e takimit Memelli shenon nje gol per bardheblute por anesori e ka pare ne pozicion te parregullt dhe e ka anuluar.

Tashme diferenca mes Tiranes kryesuese dhe Vllaznise ka shkuar ne dy pike, por Shkodranet ne rast fitoreje me Lushnjen mund te rimarin vendin e pare.

Partizani eshte rikthyer bindshem ne kampionat duke mbajtur premtimet e trajnerit Duro per t’iu shkeputur zones se ftohte.

Demat e kuq kane mundur Besen ne javen e 21-te te Superliges. Partizani dominoi te gjithe ndeshjen dhe pati disa raste per te shenuar, por ne fundin e pjeses se pare, nje gabim i mbrojtesit te Beses, Grizha, u shfrytezua shume mire nga Ngjela, i cili perballe portierit Zendeli shenoi golin e avantazhit per Partizanin, qe rezultoi dhe goli i vetem i takimit.

Ne te dyten gjyqtari Sopjani rezervoi nga nje karton te kuq per te dyja skuadrat, ne minuten e ‘64 largohet Mallota per Partizanin dhe ne fundin e lojes Kuli per skuadren e Kavajes.

Kjo ishte fitorja e trete nga kater ndeshjet qe ka zhvilluar kete vit Partizani, i cili shkon ne kuoten e 22 pikeve ne vendin e dhjete.

Top Channel