Rog: Masa strikte anti-doping

21/02/2009 12:50

Presidenti i Komitetit Olimpik Nderkombetar Zhak Rog, ka deklaruar se tashme duhen marre masa me strikte per te luftuar dopingun duke marre persiper ketu edhe kostot.

Sipas tij qe nga fillimi i vitit atletet duhet te deklarojne cdo dite vendodhjen e tyre edhe nese ne ate periudhe nuk do te kete aktivitete, pasi mund te kryhen kontrolle te papritura.

Por nje pjese e atleteve kane reaguar menjehere pas kesaj deklarate duke shprehur shqetesimin e shkeljes se privatesise se tyre. Komiteti Olimpik Nderkombetar, Federatat Boterore dhe Agjensia Nderkombetare e Antidopingut kane aprovuar rregullin e vendndodhjes, i cili ka hyre ne fuqi qe nga 1 janari i vitit 2009.

Sipas presidentit Rog, testimet e shpeshta dhe te papritura do te sjellin rezultate me efikase ne luften antidoping dhe sipas tij, kjo eshte menyra e duhur per te pastruar sportin. Zhak Rog ndodhej ne Bruksel ne ceremonine e hapjes se zyres se re te Komiteti Olimpik Europian, e cila do te perfaqesoje interesat e organizates dhe te sportit ne pergjithesi ne Bashkimin Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA