
Hofenhejm ka marre perkohesisht kryesimin e klasifikimit te Bundesliges, nderkohe qe Bajern Munih mundet pas 11 vjetesh ne fushen e vet nga Kelni.
Bavarezet kane bere lojen me te keqe ne “Allianz” nen drejtimin e Klinsman, duke marre humbjen e dyte radhazi. Golat per skuadren e Daum u shenuan ne pjesen e pare nga Ehret dhe Brosinski, pas nje goli te anulluar te Klose.
Goli i Van Buyten ne pjesen e dyte nuk i sherbeu asgje Bajernit, i cili tashme rrezikon edhe vendin e 4-t ne klasifikim.
Ka perfunduar 3-3 sfida Shtutgart–Hofenhejm, rezultat qe i ndihmoi keta te fundit te rikthehen ne krye te Bundesliges.
Protagonistet e ndeshjes ishin Gomez, autor i nje dopjete per Shtutgartin, ndersa nga ana tjeter eshte Ba qe mban autoresine e tre golave per Hofenhejm.
Top Channel