Vrasja e gazetares ruse, rihapen hetimet

20/02/2009 11:25

Rihapen hetimet per vrasjen e gazetares ruse Anna Politkovskaya, qe u ekzekutua tetorin e vitit 2006.

Vendimi eshte marre nga nje prokuror rus nje dite pasi tre te akuzuar si pjesemarres dhe mbeshtetes ne vrasjen e gazetares, u shpallen te pafajshem ne nje proces gjyqesor qe ngriti shume pikepyetje ne Rusi.

Kryetari i Gjykates Ushtarake te Moskes urdheroi qe hetimet t’i besohen Komitetit hetues te prokurorise per zbulimin e pergjegjesve per krimin. Ana Politkovskaja, nje kritike e ashper e Kremlinit, u qellua per vdekje perpara apartamentit te saj ne Moske.

Vrasja brutale e reporteres nxori edhe nje here ne pah risqet e medha me te cilat perballen gazetaret ne Rusi. Ajo ishte e 13-ta reportere qe vritej gjate presidences se Putinit ne stilin e ekzekutimeve te vrasesve me pagese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA