Kete fundjave do te luhen ndeshjet e javes se 21-te te Superliges ku Vllaznia e vendit te dyte do kerkoje fitoren ndaj Lushnjes.
Ky takim do te drejtohet nga gjyqtari Remzi Sadiku nga Lezha. Nderkohe, ne kryeqytet do te luhet ndeshja delikate Tirana-Elbasani ku Tanush Latifi do te jete “bilbili” kryesor i takimit.
Partizani do te prese Besen e Kavajes per te kerkuar nje tjeter 3 pikesh vendimtar ne perpjekjet per te mbijetuar ne kategorine e me te mireve. Takimi do jete ne drejtimin e Mentor Sopjanit, ndersa Dinamo do te luaje ne Vlore ndaj Flamurtarit ku gjyqtar do te jete Lorenc Jemini.
Nje tjeter ndeshje delikate eshte edhe ajo mes Apolonise e Shkumbinit ne gjykimin e Kridens Metes, ndersa Bylis Teuta do te drejtohet nga Sokol Jareci.
Top Channel