Ervin Skela është në pritje të rinovimit të kontratës aktuale me Energi Kotbuz, e cila skadon më 30 qershor të këtij viti.
Goli në ndeshjen e Kupës kundër skuadrës së Bajer Leverkusen (1:3), asit në barazimin e rëndësishëm 1-1 ndaj Borusias së Dortmundit, javën e fundit të Bundesligës, kanë fiksuar një nisje shumë të mirë të vitit të ri (2009-ës) nga ana e shefit shqiptar të mesfushës së kësaj skuadre.
Madje, kjo paraqitje e mirë e tij, duket se ka ndikuar edhe më shumë në bindjen e drejtuesve të Kotbuz që të mos ta lënë t’u ikë nga dora fantazisti shqiptar.
Aktualisht, në moshën 32-vjeçare, po tregon një formë të mirë dhe mund të jetë efikas edhe për sezonin e ardhshëm për skuadrën e Bundesligës 1, tek e cila militon që nga janari i 2007: 6 ndeshje dhe 8 gola të shënuar. Por ai ka ende shumë për të dhënë për këtë skuadër, prandaj insiston për rinovimin e kontratës së tij aktuale.
Edhe sa kohë do të mundeni dhe do të doni të prisni akoma?
Ne kemi zhvilluar bisedime shumë të frytshme deri tani. Por ende nuk kemi arritur në një vendim përfundimtar, asgjë nuk është nënshkruar.
Ju dëshironi një kontratë 3-vjeçare, falë të cilës ta mbyllin karrierën tuaj në Kotbuz, Energi iu ofron vetëm një kontratë 2-vjeçare. Kur mund të arrini në një marrëveshje?
Ndonjëherë mendoj, se javën e ardhshme do të bëhet gjithçka e qartë. Të dy palët duhet të kenë një linjë të qartë. Por më duhet të them se nuk mund të mbështetem në një gjë që nuk mund të ketë një fund të mirë. Kështu që në 14 ditët e ardhshme dua të nënshkruaj patjetër mbi kontratën e re.
Ju do të qëndronit me kënaqësi në këtë klub. Tingëllon tamam si të ishit i sigurt që Kotbuz nuk do të bjerë nga kategoria.
Për këtë jam i sigurt. Nëse ne tani do të nisnin ngjitjen dhe nuk do të shpërqendrohemi kundrejt ndonjë goditjeje të vogël, do të tregohemi të përmbajtur, mund t’ia arrijmë këtij qëllimi.
Përse Energi tradicionalisht ka mundur të shënojë ngjitje në tabelë vetëm në fazën e dytë?
Pra, nëse jemi një kolektiv, atëherë mund të jemi të fortë. Për këtë po kujdeset trajneri Prasnikar.
Moduli me dy sulmues a është një recetë e suksesshme?
Ne tani jemi më të guximshëm. Përballemi me kundërshtarët me më shumë besim. Është e natyrshme që me dy sulmues përpara e kemi më të thjeshtë. Avantazhi ynë: ne e dimë, çfarë duhet bërë në luftën për të qëndruar në kategori.
Top Channel