Debora e madhe qe paralizoi Shkodren dy dite me pare ka shtyre per diten e diele ndeshjen Vllaznia-Lushnja.
Keshtu kane vendosur drejtuesit e Federates Shqiptare te Futbollit per sfiden, qe sipas kalendarit duhet te luhej te shtunen ne “Loro Borici”.
Stadiumi eshte i mbuluar nga bora, duke kaluar dhe trashesine mbi 30 cm dhe si rrjedhoje ulja e temperaturave gjate nates ka sjelle edhe ngrirjen e saj ne nje mase te caktuar. Drejtuesit e klubit shkodran kane futur ne fushe mjete per pastrimin e debores, por eshte e pamundur qe ajo te jete gati ne parametra normale per te shtunen.
Nderkaq, ne ndeshjet e tjera te javes se 21-te, Tirana do te kete nje sfide te veshtire perballe Elbasanit, Partizani do te prese ne kryeqytet Besen, Dinamo do te luaje me Flamurtarin ndersa Apolonia do te perballet me Shkumbinin.
Top Channel