Nuk ka paqe per sulmuesin kroat te Arsenalit, Eduardo. Lojtari me origjine braziliane i rikthyer nga nje demtim shume i gjate, do qendroje pushim edhe per 2 jave te tjera.
Sipas nje njoftimi te trajnerit Arsene Wenger, bomberi kroat i rikthyer ne ndeshjen e FA Cup ndaj Cardiff, ka pesuar nje demtim ne gju qe e rikthen serish ne pit stop.
“Askush nuk e di se cfare ndodhi dhe vetem ne perfundim te ndeshjes e mora vesh se ai do qendroje jashte fushave edhe per rreth 15 dite. Per fat te mire nuk ka asgje te rende, vetem nje demtim i lehte”, shprehet tekniku francez ne nje komunikate zyrtare te publikuar ne faqen e klubit ne internet.
Ky demtim e le jashte fushe sulmuesin per ndeshjen e Champions League te 24 shkurtit ndaj skuadres se Romes. Eduardo ka qendruar per rreth 1 vit jashte fushave pas nje nderhyrje te rende te mbrojtesit Taylor ne ndeshjen kunder Birmingham. Kjo nderhyrje i rrezikoi edhe karrieren por tashme duket se gjithcka eshte ne rregull.
Top Channel