Terry, Chelsea refuzon oferten e Manchester City

17/02/2009 17:25

Kapiteni i Chelsea, John Terry nuk preferon asnje skuader tjeter pervec asaj ne te cilen po luan aktualisht.

Lojtari me i rendesishem i bluve te Londres ka refuzuar nje oferte milionere te skuadres se Manchester City, duke i thene “jo” propozimit te manjatit Mansur.

“Klubi me kishte vene ne dijeni te kesaj oferte. Jam shume i lumtur per vendimin e marre sepse edhe une do beja te njejten gje.”, ka sqaruar mbrojtesi ne nje interviste per “Daily Mail”. Me tej ai ka vene ne dukje se perhere ka dashur ta mbylle karrieren me Chelsea, skuader me te cilen eshte shume i lidhur.

“Nuk shikoj asnje arsye per te menduar te kunderten. Pas gjithe ketyre gjerave qe kane ndodhur ne vitet e fundit jam edhe me shume i vendosur per te arritur suksese te tjera me kete fanele”, vijon lojtari anglez.

Ne lidhje me kete ceshtje ka reaguar edhe drejtori ekzekutiv i shoqerise, Peter Kenyon. “U kemi bere me dije se John nuk eshte ne shitje. Nuk kemi asgje per te thene ne lidhje me kete gje. Terry eshte kapiteni jone dhe i Anglise. Ai eshte zemra e Chelsea”, thekson numri 2 i shoqerise.

Top Channel