Shprese per “simbolin” e krizes ekonomike

11/02/2009 23:20

Premtime per ndihme per Henrietta Hughes, gruan e prekur nga kriza ekonomike ne SHBA, e njohur nga mediat pasi arriti te takonte dhe kerkonte ndihmen e presidentit Barak Obama.

“Kam nje nevoje urgjente per ndihme, jam e papune e pastrehe dhe jetoj ne nje makine te vogel se bashku me familjen time”, u shpreh ajo gjate nje takimi me Obamen te marten ne Fort Myers, ne Florida.

Te sensibilizuar nga gjendje e keqe ekonomike e Hughes, kane ardhur shume oferta nga njerez te ndryshem ne SHBA.

Bashkeshortja e senatorit republikan Nicholas Thompson, Chene Thompson ka ofruar qe “simboli” i krizes ekonomike dhe djali i saj te jetojne ne shtepine e tyre pa qera per sa kohe te duan.

Njerez qe jetojne ne varferi si Hughes, te prekur nga kriza ekonomike, jane te shumte ne SHBA dhe kohet e fundit numri i tyre ka ardhur duke u rritur.

Top Channel